Siria lëshon fletarrestim për Bashar al-Assad

  • A.P /
  • 27 September 2025 - 16:45
Siria lëshon fletarrestim për Bashar al-Assad

Një gjykatë siriane ka lëshuar një urdhër arresti në mungesë për ish-presidentin Bashar al-Assad për akuzat që lidhen me incidentet e vitit 2011 në Daraa, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjykatësi hetues i Damaskut, Tawfiq al-Ali, i tha agjencisë së lajmeve Sana se urdhër-arresti përfshinte akuza për vrasje me paramendim, torturë që çoi në vdekje dhe privim nga liria.

Vendimi i gjykatës hap derën për lëshimin e një urdhër-arresti përmes Interpolit dhe menaxhimin ndërkombëtar të çështjes.

Vendimi erdhi pas një padie të ngritur nga familjarët e viktimave të Darës në lidhje me incidentet që ndodhën më 23 nëntor 2011.


(Kosova Sot Online)