
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Java në Kosovë pritet të nisë me mot të luhatshëm, periudha me diell do të ndërthuren me vranësira, reshje shiu, ndërsa në zonat malore do të ketë edhe borë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
E hëna do të karakterizohet nga vranësira dhe riga lokale shiu në orët e para të ditës, por herë pas here do të ketë edhe intervale me diell.
Të martën parashikohet mot më i qëndrueshme, kryesisht të kthjellët dhe vranësira kalimtare.
Dita e mërkura do të sjellë rikthimin e reshjeve, të cilat do të jenë më të theksuara në mbrëmje; në viset malore do të shfaqen reshje bore.
(Kosova Sot Online)