
Një person është arrestuar në Prishtinë

Dje një person është arrestuar në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
I dyshuari, E.Z. shtetas i Shqipërisë, dyshohet për vjedhje.
“Dje nga hetuesit e Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje. I dyshuari: E.Z. mashkull, 31 vjeç, shtetas i Shqipërisë, pas arrestimit, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.”
(Kosova Sot Online)