Nga 12 tetori rregulla të reja të hyrje – daljeve në BE

  • A.P /
  • 30 September 2025 - 07:35
Nga 12 tetori rregulla të reja të hyrje – daljeve në BE

Policia e Kosovës ka dalë me njoftim për rregullat e reja të hyrje/daljeve në BE prej datës, 12 Tetor 2025, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nga 12 Tetori 2025 hyn në fuqi Entry/Exit System (EES) – një sistem i ri digjital për regjistrimin e hyrjes dhe daljes në zonën e BE, njofton policia.

“Vlen për të gjithë shtetasit jo-BE që udhëtojnë drejt Evropës. Nuk ka më vula në pasaportë – gjithçka digjitale. Regjistrohen automatikisht hyrjet/daljet, gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)