
Xhandarmëria serbe bastis dy familje shqiptare

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Enkel Rexhepi, ka konfirmuar se xhandarmëria serbe ka bastisur dy shtëpi të shqiptarëve në fshatin Konçul të Komunës së Bujanovcit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Ende nuk kemi njohuri shumë. Këshilli Kombëtar kanë dalë në terren por ende nuk kemi njohuri. Ajo që dimë është se kanë hy në dy shtëpi. Janë shqiptare, Konçuli është kryesisht shqiptarë”, tha ai.
(Kosova Sot Online)