Parashikimi i motit për ditën e parë të muajit Tetor

  • A.P /
  • 01 October 2025 - 07:23
Parashikimi i motit për ditën e parë të muajit Tetor

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta kohore me diell, ku ka mundësi për ndonjë reshje të izoluar gjatë ditës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në mbrëmje pritet gradualisht intensifikim i reshjeve.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 17-37 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 17°C. 

(Kosova Sot Online)