Dita e 1 mijë e 315-të e luftës Rusi-Ukrainë

  • A.P /
  • 01 October 2025 - 08:50
Dita e 1 mijë e 315-të e luftës Rusi-Ukrainë

Rusia pretendon se ka marrë një fshat pranë Siverskut në Donetsk, ndërsa bombardimet e saj kanë ndërprerë energjinë në centralin bërthamor të Zaporizhzhias, duke rritur rrezikun e një incidenti bërthamor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi situatën si një kërcënim për të gjithë botën.

“Asnjë terrorist në botë nuk ka guxuar të bëjë në një central bërthamor atë që po e bën Rusia”, tha Zelensky, shkruan AlJazeera.

Bashkimi Evropian do të diskutojë sot në Kopenhagë krijimin e një “muri dronësh” për mbrojtje ajrore, pas incidenteve të përsëritura me dronë të panjohur mbi hapësirat ajrore të vendeve evropiane.

Në të njëjtën samit do të diskutohet edhe propozimi për përdorimin e pasurive të ngrira ruse për një hua prej 140 miliardë euro për Ukrainën.

Rusia kritikoi idenë e “murit të dronëve”, duke thënë se Evropa duhet të kërkojë dialog dhe jo ndarje.

“Kam fjetur 40 net në një hotel afër aeroportit”, Antony i tregon makthet tek Man Utd

 

(Kosova Sot Online)