Udhëheqësit e BE-së mblidhen në Kopenhagë

  • A.P /
  • 01 October 2025 - 12:00
Udhëheqësit e BE-së mblidhen në Kopenhagë

Në përgjigje të detektimeve të dronëve që penguan trafikun ajror në Kopenhagë dhe në qytetin tjetër danez të Alborgut, Danimarka do të mirëpresë udhëheqësit evropian në kryeqytet më 1 dhe 2 tetor, për dy samite të sigurisë dhe mbrojtjes, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Suedia dhe Gjermania po ofrojnë mbrojtje shtesë kundër dronëve për fqinjin e tyre para takimeve. Takimet fillimisht do të përqendrohen në forcimin e mbrojtjes evropiane së bashku me Ukrainën dhe do të përfshijnë udhëheqësit e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

 

(Kosova Sot Online)