Ky mot parashikohet këtë të enjte

  • A.P /
  • 02 October 2025 - 07:20
Ky mot parashikohet këtë të enjte

Të enjten, moti në Kosovë do të shoqërohet me reshje të dendura e të vazhdueshme shiu, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në zonat malore pritet borë e madhe, e cila do të formojë shtresë të konsiderueshme.

Në ultësira, për shkak të reshjeve intensive, ekziston rreziku i përmbytjeve të shpejta. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 25 deri në 54 km/h.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 2°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 6°C gjatë pasdites.


(Kosova Sot Online)