Rashiq s’e përjashton mundësinë të kandidojë prapë për nënkryetar

  • A.P /
  • 02 October 2025 - 11:30
Rashiq s’e përjashton mundësinë të kandidojë prapë për nënkryetar

Nenad Rashiq nga Partia serbe Za Slobodu Pravdu i Ostanak (SPO) nuk e ka përjashtuar mundësinë se do të kandidojë sërish për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se kjo do të varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Kjo pasi që siç tha ajo nuk e konsideron Listën Serbe si përfaqësues adekuat të serbëve të Kosovës, duke shtuar se shumicën e marrin përmes formave brutale.  Kurse për veten tha se është për të ardhmen e serbëve në Kosovë.

“Nëse Gjykata Kushtetuese ma mundëson që kam të drejtë të kandidojë, unë besoj që do të jem kandidati. Por nëse Gjykata Kushtetuese thotë ekskluzivisht vetëm partia më e madhe serbe mund ta kandidojë një kandidat atëherë unë besoj që në atë rast do të tërhiqem prej garës, e pranoj vendimin e Gjykatës.”, tha ai për 21.


(Kosova Sot Online)