
Moti i keq pezullon lundrimet në Detin Adriatik

Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar se, për shkak të kushteve të motit në Detin Adriatik, lundrimet e parashikuara për ditën e sotme në linjën Durrës–Bari dhe Bari–Durrës janë anuluar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ndërkohë, trageti i linjës Ankona–Durrës do të niset sipas programit pasditen e sotme nga Ankona, me mbërritje në Portin e Durrësit ditën e nesërme.
Autoriteti Portual Durrës do të vijojë të informojë për çdo ndryshim të orareve të lundrimeve.
(Kosova Sot Online)