Vjosa Osmani takohet me Sekretarin e NATO’s

  • A.P /
  • 02 October 2025 - 15:05
Vjosa Osmani takohet me Sekretarin e NATO’s

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Kopenhagë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo tha se në këtë takim i ka riafirmuar gatishmërinë e Kosovës për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë. Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor. Theksova po ashtu rolin vendimtar të NATO-s në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)