
Kompania e njohur për parashikimin e motit tregon pse po bie borë në Kosovë

Kompania franceze e specializuar në fushën e parashikimit të motit ka shpërndarë një status të Ambasadës së Francës në Prishtinë për borën e hershme që ka rënë në Prishtinë dhe në vende të tjera të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“La Chaîne Météo”, ka shkruar se reshjet e borës që kanë rënë në kryeqytet janë si rezultat i depërtimit të një mase të ftohtë të ajrit polar dhe pranisë së asaj që njihet si “pikë e ftohtë” mbi rajonin e Ballkanit.
“Cold Drop” apo “Pika e ftohtë” është një fenomen meteorologjik ku një zonë e vogël, shumë e ftohtë dhe e izoluar ajri qëndron mbi një zonë më të ngrohtë, duke sjellë reshje të papritura dhe të ftohta, shpesh shi ose borë.
“Borë shumë e hershme që përkohësisht mbulon tokën në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, e cila ndodhet në vetëm 650 metra mbi nivelin e detit. Kjo borë është e lidhur me një depërtim të ajrit polar dhe praninë e një ‘pike të ftohtë’ mbi Ballkan.”.
(Kosova Sot Online)