Arrestohet në Rusi, Boris Volfman i dyshuar për trafikim me organe edhe në Kosovë

  • A.P /
  • 04 October 2025 - 11:32
Arrestohet në Rusi, Boris Volfman i dyshuar për trafikim me organe edhe në Kosovë

Autoritetet ruse kanë ndaluar 40 vjeçarin Boris Volfman, pasi i njëjti dyshohet se është i përfshirë në trafikim të organeve njerëzore, përfshirë edhe një klinikë që kishte funksionuar në Kosovë vite më parë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Volfman ka qenë në listën e Interpolit i kërkuar nga Rrusia, shkruan Metro.co.uk.

Ai mund të përballet me deri në 15 vjet burg pasi u deportua nga Turqia, sipas raportimeve, raporton Metro.co.uk.

Volfman është akuzuar për drejtimin e një rrjeti trafikimi organesh që shtrihet përtej Atlantikut nga Kosta Rika në Kosovë.

I njëjti ishte ndaluar më parë në Turqi me dyshimin se kishte kërkuar të merrte organe nga refugjatët e varfër sirianë dhe t’ua jepte klientëve të pasur.

(Kosova Sot Online)