Zyrtarisht sot fillon Samiti i Bërdo-Brionit në Durrës

  • A.P /
  • 06 October 2025 - 08:22
Zyrtarisht sot fillon Samiti i Bërdo-Brionit në Durrës

Qyteti bregdetar i Durrësit sot pritet të mirëpresë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Iniciativës Bërdo-Brioni, i cili do të fokusohet në perspektivën evropiane të rajonit dhe zbatimin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të marrë pjesë në këtë samit të krerëve të shteteve të rajonit.

Samiti mbahet nën moton “Interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: Së bashku drejt BE-së” dhe organizohet nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Natasha Pirc Musar dhe Zoran Milanoviq, ndërsa drejtohet nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Samiti dyditor i Brdo-Brijunit mbahet këtë vit në Shqipëri, në Golem. Në fokus pritet të jenë çështjet që prekin rajonin, si dhe proceset integruese të Ballkanit Perëndimor.

Temat e diskutimeve lidhen me bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, integrimin evropian, Planin e Rritjes së BE-së, rininë dhe hartimin e politikave për mbajtjen e fuqisë së kualifikuar punëtore, sidomos të rinisë.


(Kosova Sot Online)