Një 33-vjeçar është ekzekutuar me breshëri plumbash në këtë vend

  • A.P /
  • 06 October 2025 - 08:46
Një 33-vjeçar është ekzekutuar me breshëri plumbash në këtë vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kotor të Malit të Zi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mediat lokale bëjnë të ditur se një 33-vjeçar është ekzekutuar me breshëri plumbash pranë plazhit të Trsteno.

Viktima është identifikuar si Boban Sjekloça, derisa bëhet e ditur se atë e kishte kërkuar atë prej disa vitesh, pasi ai ishte në arrati.

Gjithashtu raportohet se i njëjti është i përfshirë në aktakuzat e Zyrës së Prokurorit Special të Shtetit në lidhje me kontrabandë droge.

Ai akuzohet gjithashtu për ndihmë në një vrasje të kryer në vitin 2020 në Cetinje.

Ngjarja fillimisht u raportua si një aksident trafiku. Sipas informacioneve jozyrtare, zjarrfikësit ishin të parët që mbërritën për t’iu përgjigjur aksidentit. Megjithatë, ata gjetën trupin e pajetë të një burri me plagë nga arma e zjarrit.

Viktima është qëlluar me armë zjarri në kokë. Dyshohet se ai është vrarë ndërsa drejtonte makinën në të cilën u gjet.

(Kosova Sot Online)