
Ziv: Shpresojmë në marrëveshje për pengjet dhe përfundimin e luftës

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv ka folur në lidhje me përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Trump në lidhje me negociatat me Hamasin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ajo u shpreh falënderuese ndaj Trumpit, derisa u shpreh se shpresojnë për një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe për përfundimin e luftës.
“Jemi shumë falënderues ndaj presidentit Trump për rolin e tij për avancimin e negociatave me Hamasin dhe sinqerisht shpresojmë që kjo do të materializohet në një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe për përfundimin e luftës në Gaza”, u shpreh tutje Ziv.
(Kosova Sot Online)