Ushtria izraelite: Nëse negociatat dështojnë, do të rifillojmë luftimet

  • A.P /
  • 06 October 2025 - 10:30
Ushtria izraelite: Nëse negociatat dështojnë, do të rifillojmë luftimet

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Izraelite, Eyal Zamir, deklaroi se luftimet në Rripin e Gazës do të rifillojnë, nëse negociatat për përfundimin e konfliktit dështojnë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjatë një vizite te trupat izraelite të vendosura në Gaza, Zamir theksoi se situata aktuale nuk është një armëpushim, por një ndryshim në situatën operative.

“Politikanët po përdorin mjetet dhe sukseset e arritura në terren për t’i përkthyer ato në avantazhe diplomatike. Nëse kjo përpjekje dështon, ne do të rifillojmë luftimet”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)