Milanoviq: Kroacia e gatshme ta ndihmojë rajonin

  • A.P /
  • 06 October 2025 - 14:51
Milanoviq: Kroacia e gatshme ta ndihmojë rajonin

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, ka shprehur gatishmërinë për ndihmën e Kroacisë në rajon pa dallim, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në konferencën me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe homologen e Sllovenisë, në  mbledhjen e sotme në Durrës për Samitin e Iniciativës Brdo-Brion, Milanoviq ka thënë se është shumë e rëndësishme kur flitet në këtë nivel dialogu.

“Jemi pjesë e këtij sistemi dhe do të mbetemi pjesë e sistemit. Duhet të mundohemi të bëjmë të gjitha lëvizjet politike. Pajtohem me çfarë thanë kolegët e mi”, ka deklaruar ai. 

Milanoviq tutje ka shprehur dëshirën që forumi i ardhshëm të zhvillohet në Kroaci.


(Kosova Sot Online)