Totaj: Më duket se jam në garë me Albin Kurtin dhe gjithë Qeverinë

  • A.P /
  • 07 October 2025 - 11:50
Totaj: Më duket se jam në garë me Albin Kurtin dhe gjithë Qeverinë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka thënë se në bazë të matjeve Artan Abrashi i LVV-së del i dyti, ndërkaq Driton Selmanaj i LDK-së i treti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Por, Totaj tha se ai është në garë me gjithë Qeverinë Kurti dhe jo vetëm me Artan Abrashin.

“Në bazë të matjeve që janë  bërë duket që i dyti është Abrashi i LVV-së dhe i treti Driton Selmanaj nga LDK. Por në fakt unë kam përshtypje që unë nuk jam garë më Abrashin, por me Albin Kurtin dhe gjithë Qeverinë sepse çdo ditë pothuajse i ke në Prizren ka 3-4 minsitra, deputetë, Albin Kurti, veç Dimal Basha nuk ka qenë akoma”, ka thënë Totaj. 

(Kosova Sot Online)