Merz mbështet ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në shkolla

  • A.P /
  • 07 October 2025 - 11:10
Merz mbështet ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në shkolla

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi mbrëmë se mbështet ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në shkollat fillore.

Në një intervistë për kanalin publik ARD, Merz shprehu dakordësinë e tij për kufizimin e përdorimit të telefonave në ambientet shkollore.

Megjithatë, ai vuri në dukje se ndalimi i aksesit në rrjetet sociale për të rinjtë deri në moshën 16 vjeç është një sfidë më e madhe për t’u zbatuar.

Kancelari theksoi se ka shumë simpati për vendet që kanë miratuar tashmë masa të ngjashme.

"Fëmijët duhet të mësojnë të lexojnë, të shkruajnë dhe të ushtrojnë matematikën, jo të përdorin telefonat celularë gjatë orëve të mësimit,” tha Merz.

Një studim i fundit i “Institutit ifo” në Gjermani tregon se 85% e të rriturve gjermanë mbështesin kufizimin e aksesit në rrjetet sociale për nxënësit mbi 16 vjeç.

(Kosova Sot Online)