
Një person tenton të ikë nga stacioni policor

Një person i ka sulmuar dje zyrtarët policorë në Prishtinë. I njëjti raportohet se ka qenë nën ndikim të alkoolit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, fillimisht i dyshuari ishte sjellë në stacionin policor. Derisa zyrtarët policor kanë qenë duke u marrë me të dyshuarin, ky i fundit kishte tentuar që të largohet nga stacioni policor.
Pasi që zyrtarët policorë kishin ndaluar të dyshuarin për të ikur i njëjti i kishte sulmuar ata dhe u kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore.
I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Rr. 5 Maji, Prishtinë 07.10.2025 – 23:15. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë, i njëjti është sjellë për intervistim në stacionin policor. Derisa zyrtarët policor kanë qenë duke u marrë me të dyshuarin, ky i fundit kishte tentuar që të largohet nga stacioni policor, pasi që zyrtarët policorë kishin ndaluar të dyshuarin për të ikur i njëjti i kishte sulmuar ata dhe u kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
(Kosova Sot Online)