Abdixhiku: Ka ardhur koha për kthim, ka ardhur koha e LDK-së

  • A.P /
  • 08 October 2025 - 11:32
Abdixhiku: Ka ardhur koha për kthim, ka ardhur koha e LDK-së

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku gjatë fjalimit të tij të mbajtur në Istog, deklaroi se fitorja e LDK-së nuk është fitore e një partie, është fitore e gjithë Kosovës.

Sipas tij më 12 tetor, Istogu dhe Kosova do të flasin qartë për LDK-në.

‘’Ka ardhur koha të kthehet shpresa. Ka ardhur koha e LDK-së. Ky është një rrugëtim i përbashkët. Një rrugëtim i bukur drejt një të ardhmeje më të mirë.

Le të ngrihemi të gjithë bashkë. Për Kosovën tonë. Për Istogun. Për LDK-në. Për Ilir Feratin. Për fëmijët tanë. Për një të ardhme ku çdo familje jeton me dinjitet, ku çdo i ri sheh të ardhmen këtu, ku çdo qytetar ndjehet i përfaqësuar’’, tha Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)