Orav: Këto zgjedhje lokale janë një provë për demokracinë e Kosovës

  • A.P /
  • 08 October 2025 - 14:00
Orav: Këto zgjedhje lokale janë një provë për demokracinë e Kosovës

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Avio Orav, ka kërkuar zgjedhje lokale të ndershme e gjithëpërfshirëse në prag të mbajtjes së tyre këtë fundjavë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një postim në X, Orav iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

“Çdo votë elektorale ka rëndësi dhe vlen në forcimin e Kosovës si një shtet i gjallë, demokratik, shumetnik. Me zgjedhjet lokale që po afrohen këtë të diel, u bëj thirrje të gjithë votuesve me të drejtë vote, pa dallim etnie apo përkatësie partiake, të dalin në votime dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre”.

Ai tha se është e domosdoshme që votimi të zhvillohet në mënyrë “të lirë, të ndershme dhe gjithëpërfshirëse, që vullneti i votuesve të respektohet dhe rezultatet të zbatohen”.

“Këto zgjedhje lokale janë një provë për demokracinë e Kosovës. Kalimi me sukses i saj i hap Kosovës rrugën për mundësi të reja”, shkroi Orav.

(Kosova Sot Online)