Nesër do të vazhdojë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

  • A.P /
  • 09 October 2025 - 12:18
Nesër do të vazhdojë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë nesër nga ora 10:00, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në rend dite është zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radha e komunitetit serb.

Kjo seancë është thirrur pas aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese që u publikua dje.

Me zgjedhjen e nënkryetarit serb Kuvendi konsiderohet i konstituuar dhe për një gjë të tillë Kuvendi ka afat 12 ditë.

(Kosova Sot Online)