
Simiq sërish dështon t’i marrë votat e nevojshme

Kryeparlamentari Dimal Basha ka kërkuar nga komuniteti serb në Kuvend që t’ia dorëzojnë emrin e kandidatit të tyre për nënkryetar të Kuvendit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Nga Lista Srpska doli Igor Simiqi i cili dorëzoi emrin e të propozuarit të tyre dhe më pas e prezantoi në foltore.
Kandidati i propozuar i Listës Srpska ishte sikurse herën e kaluar, Sllavko Simiq, i cili dështoi të marrë votat e nevojshme.
Për të votuan 9* për, 54 kundër dhe 42 abstenime.
(Kosova Sot Online)