Një person është gjetur pa shenja jete

  • A.P /
  • 11 October 2025 - 10:05
Një person është gjetur pa shenja jete

Një burrë në Gjilan është gjetur pa shenja jete, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërsa më pas trupi i tij është dërguar për obduksion.

“Gjilan  10.10.2025 – 11:00-18:00. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”.

(Kosova Sot Online)