Nis zbatimi i sistemit të ri të hyrje-daljeve në vendet e BE-së

  • A.P /
  • 11 October 2025 - 16:00
Nis zbatimi i sistemit të ri të hyrje-daljeve në vendet e BE-së

Ministria e Punëve të Brendshme ditë më parë ka paralajmëruar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se nga data 12 tetor 2025, do të nisë zbatimi i Sistemit të Hyrje/Daljes (Entry/Exit System – EES), në disa pika kufitare kryesore të Bashkimit Evropian, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, ky sistem do të nisë së zbatuari gradualisht në të gjitha pikat kufitare të BE-së.

“Entry/Exit System – EES, është një sistem biometrik i cili regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve jo-anëtare të BE-së, duke mbledhur të dhëna: si shenjat e gishtërinjve dhe fotografi. Ky sistem synon përshpejtimin e kontrolleve kufitare dhe eliminimin e vulave në pasaportë”.

“Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të monitorojë dhe informojë qytetarët për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë proces”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)