
Fatmir Sheholli shtrohet në spital

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Spitalit të Gjilanit, Afrim Cana, ka konfirmuar se me datë 11 tetor në spital është pranuar me disa ndryshime në shëndet, Fatmir Sheholli, i cili është arrestuar ditë më parë nën dyshimet për përfshirje në spiunazh, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Pas pranimit në emergjencën e Gjilanit, Sheholli është shtruar në spitalin e Gjilanit ku edhe po merr trajtim.
“Pacienti është pranuar dje (11.10.2025) ka ardh me disa ndryshime në shëndet. Pas kontrolleve që i ka bërë në emergjencën në Gjilan, ai është i hospitalizuar në spital të Gjilanit ku edhe është duke u trajtuar”, ka thënë mjeku Afrim Cana.
(Kosova Sot Online)