
Bedri Hamza e shpall fitoren e Arian Tahirit, thërret për festë

Janë prezantuar rezultatet e sondazhit për zgjedhjet komunale Rezultate nga ky sondazh ka pasur edhe për Mitrovicën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në këtë qytet, sipas sondazhit prin bindshëm Arian Tahiri nga PDK me 58.3%. Pas tij është Faton Peci me 35.6%.
Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili ka falëndeuar qytetarët për siç thotë ai ‘faleminderit për fitoren e madhe’.
“Faleminderit për këtë fitore madhështore, Mitrovicë! Ju presim sonte në orën 22:00, në Palestrën Sportive “Minatori”, ka shkruar Hamza.