
Parashikimi i motit pë sot dhe ditët në vijim

Java në Kosovë pritet të nisë me kushte të qëndrueshme atmosferike, ku do të mbizotërojë moti me diell dhe vranësira të herëpashershme, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Të hënën, vendi do të jetë nën ndikimin e një mase ajrore të thatë, duke sjellë kryesisht kthjellime, ndërsa vranësira të lehta mund të shfaqen në orët e pasdites.
Moti të martën parashikohet pjesërisht me diell, e periudha të shkurtra vranësirash.
E mërkura do të vijojë me një tablo të ngjashme meteorologjike, mot i ndryshueshëm me vranësira kalimtare dhe intervale me diell.
(Kosova Sot Online)