
AAK-ja e Ramush Haradinajt e fiton vetëm një komunë

Partia e Ramush Haradinajt ka arritur të fitojë një komunë qysh në rundin e parë të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Deçani është komuna që nuk e zhgënjeu AAK-në, kurse janë edhe katër komuna tjera ku kjo parti ka dalë e para, por që do të bëjë fushatë edhe një herë në mënyrë që të bind qytetarët.
Më poshtë janë komunat që i fitoi AAK-ja dhe vazhdoi në balotazh:
Deçanin e fiton pa balotazh
Në Gjakovë në balotazh si parti e parë me LVV-në
Në Klinë në balotazh si parti e parë me PDK-në
Në Rahovec në balotazh si parti e parë me LVV-në
Në Suharekë në balotazh si parti e parë me LDK-në
(Kosova Sot Online)