Ilir Ferati e ka siguruar edhe një mandat në Istog

  • A.P /
  • 13 October 2025 - 08:27
Ilir Ferati e ka siguruar edhe një mandat në Istog

Kryetari aktual i Komunës së Istogut, Ilir Ferati tashmë e ka siguruar edhe një mandat në krye të kësaj komune, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në bazë të rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Ferati pas numërimit 100% të votave ka arritur që të rrëmbejë 10,058 Vota apo 58,78%.

Në vendin e dytë është rënditur kandidati i PDK-së, Ali Nimanaj me 22.11%.

Ndërsa në garën pë të parin e Istogut në vendin e tretë është rënditur Astrit Bujupaj nga VV-ja me 13.53%.


(Kosova Sot Online)