
Kallas: BE do të rikthejë misionin në Rafah

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian do ta rikthejë misionin vëzhgues në pikën kufitare mes Gazës dhe Egjiptit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Përmes një postimi në platformën “X“, ajo ka thënë se garantimi i paqes në Gazë do të jetë jashtëzakonisht kompleks.
“Plani i paqes kërkon mbështetje të fortë ndërkombëtare për të pasur sukses. BE-ja është e gatshme të bëjë pjesën e saj. Të mërkurën, ajo do të rifillojë një mision civil për të monitoruar kalimin kufitar midis Gazës dhe Egjiptit. Ky mision mund të luajë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e armëpushimit”, ka shkruar Kallas.
(Kosova Sot Online)