
Moti sot pjesërisht me vranësira e periudha me diell

Moti të martën në Kosovë parashihet në mëngjes me mjegull në ultësira dhe vranësira të ulëta, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Gjatë ditës do të mbajë mot pjesërisht me vranësira e periudha me diell.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 8°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 14°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)