Publikohen rezultatet për Kuvendin Komunal në Pejë: LDK e para

  • A.P /
  • 14 October 2025 - 09:05
Publikohen rezultatet për Kuvendin Komunal në Pejë: LDK e para

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se ka përfunduar numërimi i votave për Kuvendin Komunal në Pejë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, atje prin Lidhja Demokratike e Kosovës që ka marrë 15 mijë e 415 vota apo 39.89 për qind.

E dyta, është renditur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 20.87 për qind të votave apo 8 mijë e 65 vota.

Lëvizja Vetëvendosja është e treta, derisa Partia Demokratike e Kosovës e katërta

(Kosova Sot Online)