
Përfundon numërimi i votave për Kuvendin Komunal të Gjakovës: AAK del e para

Në Gjakovë, tashmë ka përfunduar numërimi i votave për Kuvendin Komunal, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, atje prin Aleanca për Ardhmërinë ë Kosovës, me 32,30% apo me 11,785 vota.
E dyta renditet Lëvizja Vetëvendosje, me 18,73% ose 6,833 vota.
Ndërsa partia e tretë me më së shumti vota për asamblistë është Partia Demokratike e Kosovës, me 15,50%, apo 5,654 vota.
Partia e katërt mbetet LDK-ja me 12,52%, ose ndryshe 4,570 vota.
(Kosova Sot Online)