
Numërimi i votave për asamble në Mitrovicë drejt fundit: PDK’ja e para

Është duke vazhduar procesi i numërimit të votave për asamble komunale, në Mitrovicë, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 99.05 e vendvotimeve të procesuara, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Partia Demokratike e Kosovës radhitet e para me 40,43% (11,978 vota), pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 22,67% (6,716 vota).
Guxo është e treta atje me 12,89% (3,819 vota), pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 11,94% (3,538 vota).
AKR me 3,63% ose 1,074 vota dhe Forca e Diasporës me 1,93% (572 vota).
(Kosova Sot Online)