Një mësuese reagon pasi i mori veç 9 vota në zgjedhje lokale: 'Mesuesja Shqipe ua q*n nanen'

  • 15 October 2025 - 09:04
Një mësuese reagon pasi i mori veç 9 vota në zgjedhje lokale: 'Mesuesja Shqipe ua q*n nanen'

Në medie është publikuar lajmi se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit veç 9 vota i mori mësuesja Sh.M. nga Istogu që provoi fatin për Asamblenë Komunale.

Ajo nuk ia doli të votohet as 1% nga qytetarët e këtij qyteti.

Pas rezultatit të dobët, mësuesja e cila premtonte fillimisht për arsimin, reagoi me një postim plot gabime gjuhësore, sharje e fyerje pasi një faqe lokale raportoi për performancën e saj zgjedhore.

“Mesuesja Shqipe ta q…nanen..More qen i biri qenit!”, nis postimi i saj dhe vazhdon me akuza për gjoja blerje të votave ndaj faqes ‘Istogu sot’.

Ndonëse ishte kandidate për pushtetin lokal, ajo tha se ka mbështetje edhe jashtë kufijve – madje edhe në Serbi.

“Se une nuk blej vota me pare as nuk Shitna si ti…As nuk ju kam shku njerzve neper dyer me perhap dezinformata as nuk shkoj neper takime naten si ti me familjen tane.. Prrall je ti more helaq…Kam mbeshtetesit e mij mbi 330 ..kam mbeshtetje edhe edhe nga dy shtete  AMÈ! Shqiperi- Serbi” – ishte postimi i saj, duke iu drejtuar dikujt me akuza të rënda.” 


(Kosova Sot Online)