
Publikohen rezultatet e para për asamblistë në Podujevë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e rezultateve të para nga gara për asamble ne Komunën e Podujevës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në këtë komunë, VV renditet si parti e parë me 40.17 përqind, e pasuar nga LDK’ja me 38.17 përqind dhe PDK’ja me 10.15 përqind.
Nga numërimi i 11 vendvotimeve, në listën e VV’së më i votuari është Shpejtim Bulliqi, që ka qenë edhe bartës liste. Pas tij renditen, Adelina Stublla, Avni Fetahu, Florent Hasani dhe Bahri Selimi.
Nga lista e LDK’së, i pari është bartësi i listës Ekrem Hyseni, i pasuar nga Enis Shabani, Florent Blakçori, Valdet Restelica dhe Blerta Azemi Berisha.
Tek PDK, kandidatët më të votuar janë Isak Shabani, si bartës liste, ndjekur nga Lulzim Pollomi, Afrim Avdiu, Hilmi Hoxha dhe Avni Ajeti.
Janë edhe 102 vendvotime pa numëruar.
(Kosova Sot Online)