
Raportohet se në Shtime kishte 'tren bullgar'

Anëtari i PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi ka shprehur shqetësim lidhur me parregullsitë, sipas tij të evidentuara në vendvotimin në fshatin Belinc, komuna e Shtimes, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Bazuar në të dhënat e paraqitura, ekzistojnë sipas tij, indikacione të qarta për shkelje të rëndë të procesit zgjedhor, përfshirë dyshimet për përdorimin e metodës e njohur si “Treni Bullgar”.
“Në këtë drejtim, ftoj organet kompetente, përfshirë Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe organet e tjera hetimore, që të ndërmarrin hetim të menjëhershëm, të plotë dhe të paanshëm për këtë rast, në mënyrë që të sigurohet transparencë dhe përgjegjësi institucionale”, shkruan ndër të tjera ai.
(Kosova Sot Online)