
Digjen pesë vetura në një autosallon

Ankuesi mashkull ka njoftuar se në autosallonin e tij nga zjarri janë përfshirë pesë automjete, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas tretmanit mjekësor në QKUK në repartin e psikiatrisë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar.
(Kosova Sot Online)