
Numërimi për Asamblistë në Mitrovicë, këta janë më të votuarit deri tani

Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për Asamble Komunale edhe në Mitrovicë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Nga 53,33% e votave të numëruara, aktualisht e para del të jetë PDK-ja me 40.66%, VV e dyta me 22.66% dhe e treta LDK me 12.57% dhe Guxo me 11.72%.
Nga PDK i pari është Arian Tahiri si bartës i listës me 6,215 vota. Në vend të dytë është Fisnik Suma me 410 vota, i treti me 334 vota është Shkëlqim Ibrahimi. Në vend të katërt radhitet Majlinda Kurti me 326 vota ndërsa në vend të pestë Gëzim Stavileci me 312 vota.
Nga Lëvizja Vetëvendosje i pari është Armend Begu me 3,463 vota si bartëse e listës nga radhët e kësaj partie. Në vend të dytë me 244 vota Jeton Zeneli. Në të tretin Erseka Berani me 223 vota. Ndërsa në të katërtin Kushtrim Zeneli me 217 vota dhe të pestin Sazan Ramaxhiku.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Safet Kamberi është i pari me 1921 vota si prijës i listës, në vend të dytë me 170 vota Xhyljeta Imeri. Në vend të tretë me 157 vota Oltion Ahmeti. Vendi i katërt aktualisht është me 140 vota të Muhamed Hotit. Të pestin është Bujar Kutllovci me 130 vota.
(Kosova Sot Online)