Disa automjete të FSK-së kanë hyrë sot në pjesën veriore të Mitrovicës

  • A.P /
  • 16 October 2025 - 14:00
Disa automjete të FSK-së kanë hyrë sot në pjesën veriore të Mitrovicës

Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë hyrë sot gabimisht në pjesën veriore të Mitrovicës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lidhur me këtë është deklaruar vetë FSK-ja, e cila njoftoi  se automjetet kanë ngatërruar drejtimin gjatë lëvizjes nga Istogu drejt kazermës së FSK-së në Mitrovicë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës njofton publikun që sot me datë 16.10.2025 në ora 10:30, gjatë lëvizjes së konvojit të FSK-së nga Istogu për në kazermën e FSK-së në Mitrovicë, pjesëtarët e FSK-së me automjete e kanë ngatërruar drejtimin e lëvizjes”, thuhet në njoftimin për media.

(Kosova Sot Online)