
Gjakovarët ia tregojnë vendin Mimoza Kusarit duke e lënë me vetëm 3.6% partinë e saj

Alternativa, partia e Mimoza Kusari-Lilës, ish-kryetares së Komunës së Gjakovës, nuk ka treguar rezultat të fortë në këtë komunë në votat për Asamblenë Komunale.
Sipas rezultateve preliminare, kjo parti renditet e gjashta me 3.6%, ose 1,332 vota të marra.
Para saj është edhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës me 9.7%.
AAK është e para, Vetëvendosje e dyta, PDK e treta dhe LDK e katërta.
Në garën për kryetar komune pritet të ketë balotazh mes Ardian Gjinit nga AAK – që është edhe kryetar aktual – dhe Ardian Golës nga Vetëvendosje.
(Kosova Sot Online)