Policia ka arrestuar një person të dyshuar për dhu*nimin e një vajze

  • A.P /
  • 17 October 2025 - 10:06
Policia ka arrestuar një person të dyshuar për dhu*nimin e një vajze

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për dhunimin e një vajze të mitur në Malishevë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën, ndërsa i dyshuari është arrestuar një ditë më vonë.

“Më 16.10.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës së mitur femër”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)