
Numërohen rreth 50 përqind e votave për Asamblistë në Prishtinë, ka befasi

Në Prishtinë janë numëruar rreth 50 përqind e votave të kandidatëve për Kuvendin Komunal. Nga numërimi i deritashëm, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet në webfaqe, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
LDK prin si parti e parë me 29.63 përqind të votave, e ndjekur nga PDK’ja me 22.26, Lëvizja Vetëvendosje me 21.43 dhe AAK me 10.38.
Nga lista e LDK’së, pesë më të votuarit janë:
PËRPARIM RAMA – 13,061 Vota
BEKIM GASHI -750 Vota
BUJAR GASHI – 634 Vota
MILAZIM VITIJA – 615 Vota
FADIL ALIU – 428 Vota
Tek PDK, pesëshja që prin është:
URAN ISMAILI – 9,815 Vota
AGRON CANOLLI – 490 Vota
LEUTRIM RETKOCERI – 406 Vota
BESIANË MUSMURATI – 405 Vota
ILIRIK MUSLIU – 382 Vota
Pesë më të votuarit e VV’së në Prishtinë janë:
MRIKA LIMANI MYRTAJ – 9,446 Vota
GËZIM SVEÇLA – 658 Vota
JETA BUJARI- 508 Vota
FEIM OSMANI – 411 Vota
BERITA ABAZI MUHADRI – 331 Vota
Tek AAK, në krye të listës renditen:
BEKË BERISHA – 4,576 Vota
KRESHNIK SMAJLAJ – 351 Vota
YLL BOGAJ – 325 Vota
ENDRIT GASHI – 315 Vota
BURHAN PAJAZITI – 237 Vota.
(Kosova Sot Online)