Arrestohet një person në aeroportin e Prishtinës

  • A.P /
  • 17 October 2025 - 12:45
Arrestohet një person në aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ditën e sotme në aeroportin e Prishtinës, ka arrestuar një person, i cili është dënuar për 7 vepra penale, dhe i kërkuar për 4 të tjera, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nga policia është theksuar se i arrestuari është A.P, 33 vjeçar.

Njoftimi:

Arrestohet një person i dënuar për 7 vepra penale dhe i kërkuar për 4 të tjera

Prishtinë, 17 Tetor 2025 – Sot në aeroportin e Prishtinës është arrestuar një person i kërkuar për disa vepra penale.

-A.P. mashkull, 33 vjeç, ishte i dënuar me 3.6 vite burgim për veprat penale: Mashtrim, Vjedhje, Prezantim i rremë si person zyrtar dhe Vjedhje të rëndë.

I njëjti pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga ana e policisë,  është dërguar në vuajtje të dënimit.

(Kosova Sot Online)