Përfundon numërimi i votave në Lipjan

  • A.P /
  • 17 October 2025 - 13:15
Përfundon numërimi i votave në Lipjan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave në komunën e Lipjanit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 11:55, kryetari aktual i kësaj komune, Imri Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka siguruar edhe një mandat për të udhëhequr Lipjanin.

Ahmeti ka fituar 15,027 vota, që përfaqësojnë 51.15% të votave të vlefshme.

Kundërkandidati i tij, Shukri Buja, ka marrë 8,954 vota apo 30.48%, ndërsa kandidati tjetër, Ilir Qeriqi, ka siguruar 4,597 vota, që përbëjnë 15.67% të rezultatit përfundimtar.

Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 12 tetor.


(Kosova Sot Online)