
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve del me njoftim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot deri në orën 10:00 aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) janë përmbyllë në 24 komuna, në Han të Elezit, Junik, Mamushë, Zveçan, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj, Viti, Rahovec, Suharekë, Dragash, Kaçanik, Lipjan, Fushë Kosovë, Ferizaj, Kamenicë, Drenas dhe Vushtrri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Po ashti, KQZ tha se deri në këtë orë janë verifikuar 1903 vendvotime të zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe 1882 vendvotime për subjektet politike nga zgjedhjet për kuvende komunale.
Njoftimi i plotë nga KQZ:
Njoftim nga aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit
Deri në orën 10:00 të së premtes, janë verifikuar:
1,903 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave
1,882 vendvotime për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale
Po ashtu, nga po këto 1,882 vendvotime, janë numëruar votat e kandidatëve për Kuvendet Komunale.
Nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 3,785.
Deri tani (e premte, ora 10:00), aktivitetet në QKN janë përmbyllur në 24 komuna:
Hani i Elezit, Junik, Mamushë, Zveçan, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj, Viti, Rahovec, Suharekë, Dragash, Kaçanik, Lipjan, Fushë Kosovë, Ferizaj, Kamenicë, Drenas dhe Vushtrri.
Në QKN zhvillohen 3 aktivitete kryesore:
• Verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave
• Verifikimi i rezultateve të subjekteve politike
• Numërimi i votave të kandidatëve për Kuvendet Komunale
Rezultatet po publikohen në platformën e KQZ-së
https://resultslocal2025.kqz-ks.org/
Rezultatet nga QKN-të po prezantohen vendvotim pas vendvotimi.
(Kosova Sot Online)